Hoxha takon Kos në Bruksel: Progresi i Shqipërisë reflektohet në reformat gjithëpërfshirëse
Në vizitën e parë zyrtare në Bruksel në cilësinë e kreut të diplomacisë shqiptare, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua me Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos.
Ministri Hoxha tha se Shqipëria ka bërë progres në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian, që sipas tij reflektohet “në ritmin dhe cilësinë e procesit tonë negociues, si edhe në reformat e thella dhe gjithëpërfshirëse që po ndërmerren në institucionet dhe shoqërinë tonë”.
“Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar për të ruajtur këtë momentum dhe për të dhënë rezultate sa i takon planeve të përbashkëta dhe ambicioze të punës për procesin e anëtarësimit me të njëjtën vendosmëri që ka udhëhequr përparimin tonë deri më sot. Me Raportet e Vlerësimit të Piketave të Ndërmjetme për Grupkapitullin e Themeloreve (#IBARs) që po kalojnë procesin e verifikimit nga Shtetet Anëtare, si dhe me punën intensive që vazhdon për zbatimin e #Planit të Rritjes, agjenda jonë mbetet e fokusuar, thelbësore dhe e orientuar drejt së ardhmes”, shtoi Hoxha.
Gjatë takimit, Komisionerja Kos përcolli vlerësimin për vullnetin dhe seriozitetin me të cilat Shqipëria ka çuar përpara angazhimet në kuadër të integrimit evropian, në një kohë kur procesi i zgjerimit ka qenë dhe mbetet një proces i bazuar në meritë dhe rezultate reale.
Rama: Bizneset shqiptare duhet të përgatiten për tregun e BE-së, po vjen një transformim i pandalshëm
Ulsi Manja i kërkoi PD-së të bashkojnë votat për t’i zgjatur mandatin SPAK, reagon Berisha
Pango tha se privatizimi i Kompleksit “Partizani” u kërkua i përshpejtuar, reagon Berisha pas dëshmisë së ish-ministrit të tij
- 16:14 Shefi i NATO-s kërkon që aleatët të paraqesin plane të besueshme për të arritur objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes
- 16:10 Microsoft shkurton 4,800 vende pune, investimet në inteligjencën artificiale rrisin presionin mbi gjigandin teknologjik
- 16:07 LVV thotë se i ka votat për Qeverinë, kërkon konsensus për presidentin
- 16:06 Rutte pas mbërritjes në Ankara: Trump shtyu aleatët të rrisin investimet në mbrojtje
- 15:40 “Një simbol i lirisë dhe miqësisë”, Prattipati vlerëson pullën postare të Kosovës për SHBA-në
- 15:30 Zelensky: Rusia po përgatit një tjetër sulm masiv rus, NATO të marrë vendime të forta