English

Huaja saudite, Presidenti i kërkon qeverisë të përmbushë sa më parë detyrimet ligjore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Drejtori i Kabinetit të Presidentit Ilir Meta, Edmond Panariti hodhi poshtë deklaratat e qeverisë në lidhje me mënyrën se si u veprua me një hua të Fondit Saudit.

- Advertisement -

Panariti përgënjeshtroi idenë se bëhej fjalë për të njëjtën marrëveshje, por të ri-negociuar për ri-alokim fondesh duke këmbëngulur se bëhej fjalë për marrëveshje tjetër. Ai tha se Preisdenti Meta i ka kërkuar qeverisë që ta plotësojë procedurën e marrëveshjes siç e kërkon ligji.

“Përmbushni sa më parë detyrimet që ju ngarkon Kushtetuta dhe ligji, të mos dënohet kredibiliteti i Shqipërisë në raport me partnerët ndërkombëtarë,” – iu drejtua qeverisë Panariti gjatë fjalës së tij, ndërsa më herët e kritikoi ministren e Financave Anila Denaj se “përpara nënshkrimit të marrëveshjes së re që të negociohej duhej që të ishin përmbushur shumë detyra”.

“Ministrja e Financave, në vend që të dilte e t`u kërkonte ndjesë qytetarëve të Qarkut Vlorë, si atyre të Bashkisë Selenicë, dhe të atyre të Bashkisë Vlorë, për ndërprerjen e investimeve, që sipas marrëveshjeve të nënshkruara duhet të kishin përfunduar në dhjetor 2020 dhe për vonesat e shkaktuara nga sjellja e papërgjegjshme, del dhe pranon hapur të gjitha shkeljet që ajo ka kryer,” – vijoi më tej Panariti, – “Ministrja tha se nuk bëhet fjalë për marrëveshje të re, si mundet të cilësohet kjo si e njëjta marrëveshje, kur marrëveshja që është ratifikuar që në vitin 2017, është zgjidhur me kërkesë të qeverisë shqiptare me anë të një ligji të posaçëm! Dhe ministrja e di që një marrëveshje e zgjidhur me ligj, nuk ka më fuqi juridike!”

Çështja e huamarrjes nga Fondi Saudit për projekte infrastrukturore në Vlorë ka trazuar ndjeshëm opinionin publik pasi qeveria ka njoftuar në qytetin bregdetar nisjen e disa projekteve madhore siç janë vijimi i rrugës dhe shëtitores Vlorë-Radhimë-Orikum dhe rikonceptimi urban i disa shesheve qëndrore.

Kryeministri Edi Rama tha nga Vlora se ishte Presidenti Meta ai që i kishte ngadalësuar realizimet e këtyre projekteve duke penguar lëvrimin e fondeve, ndërsa në një reagim të tij, Meta tha se qeveria kishte shkelur ligjin duke hyrë në hua pa ndjekur proceset negociuese të cilat kërkojnë transparencë, njoftim dhe marrje leje te Presidenti.

Ditën e sotme, njësoj sikurse deklaroi dhe të martën, ministrja e Financave Anila Denaj, tha se për çështjen në fjalë qeveria kishte negociuar ri-alokimin e fondeve brenda së njëjtës marrëveshje duke gjetur dakordësinë nga pala saudite. Ajo tha se kjo praktikë qe ndjekur edhe herë të tjera dhe që për këtë ishte në dijeni edhe vetë Presidenti.

Lexoni gjithashtu:

Rama e Meta replikojnë për një hua nga Arabia Saudite

Presidenti Meta zbulon shkeljet e qeverisë për huanë e Fondit Saudit për Zhvillim

Debati mbi huanë saudite, Denaj i përgjigjet Metës: Procedura është ligjore, me të njëjtin fond realizohet një tjetër projekt

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?