Human Rights Watch, thirrje Mongolisë të arrestojë Vladimir Putin
Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW) i ka bërë thirrje Mongolisë t’ia mohojë hyrjen, ose ta arrestojë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, i cili ka ndër mend ta vizitojë këtë vend më 3 shtator.
Putini kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP), të cilës Mongolia iu bashkua më 2003.
GJNP-ja, një gjykatë e përhershme për krimet e luftës me seli në Hagë, më 2023 lëshoi një urdhër-arrest për Putinin për dëbimin e dyshuar të fëmijëve nga Ukraina, gjë që cilësohet krim lufte.
“Mongolia do t’i shpërfillë detyrimet e saj ndërkombëtare si një anëtare e GJNP-së, nëse e lejon vizitën [e Putinit] pa e arrestuar atë”, tha të hënën Maria Elena Vignoli, avokate e lartë ndërkombëtare në HRË.
Kremlini tha më 30 gusht se nuk “brengoset” për udhëtimin e Putinit, duke shtuar se Rusia ka “dialog të mrekullueshëm me miqtë tanë nga Mongolia”.
LEXONI GJITHASHTU:
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion