Humb jetën në spitalin e Durrësit një 11-vjeçar

7 Shkurt 2025 | 19:51

Një fëmijë 11-vjeçar ka ndërruar jetë këtë të enjte në spitalin e Durrësit pas një gjendjeje të rënduar shëndetësore.

Sipas informacioneve të siguruara nga Euronews Albania, fëmija ishte intubuar për shkak të komplikacioneve të rënda shëndetësore dhe, pavarësisht përpjekjeve për t’u transportuar në spitalin e Tiranës për trajtim të mëtejshëm, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Fëmija nga Sukthi ka humbur jetën si pasojë e një hemorragjie cerebrale, ndërsa gjendja e tij u përkeqësua për shkak të dëmtimit të rëndë cerebral.

Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar se humbja e jetës nuk ka lidhje me situatën virale të gripit sezonal, duke theksuar se i mituri kishte pasur probleme të mëparshme me enët e gjakut.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026