Humb jetën punëtori në Elbasan, ra nga lartësia! Arrestohet administratori
Një ngjarje e rëndë është regjistruar të premten në Elbasan ku një punonjës 57-vjeçar ka humbur jetë pasi ka rënë nga lartësia. Viktima mësohet se po kryente punime në një shkollë në fshatin Polis kur ka rënë nga lartësia.
Fatkeqësisht ai nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Lidhur me ngjarjen është vënë në pranga administratori dhe drejtuesi teknik i punimeve. 33-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
“Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 33 vjeç, administrator dhe drejtues teknik i punimeve, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Ditën e djeshme, gjatë kryerjes së punimeve për rikonstruksionin e një shkolle në fshatin Polis, dyshohet se ka rënë nga lartësia punonjësi, shtetasi Sh. M., 57 vjeç, i cili, si pasojë, ka humbur jetën”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
PAMJE/ Goditet grupi i prodhimit të marihuanës në Spanjë, arrestohen 9 shqiptarë
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë