Humb kontrollin e motoçikletës, plagoset 61-vjeçari në aksin Shkodër-Tiranë

Gjendet i pajetë 36-vjeçari në Mat
9 Janar 2023 | 08:41

Një 61-vjeçar është plagosur pasi humbi kontrollin e motoçikletës në aksin rrugor Shkodër-Tiranë, në fshatin Beltojë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së hënës rreth orës 06:45, ku shtetasi L. V., duke lëvizur me motoçikletë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është rrëzuar.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 61-vjeçari është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, ku dhe po merr asistencën mjekësore.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026