Humbën jetën nga shembja e skelës në Vjenë, trupat e tre viktimave nisen drejt Kosovës
Ambasada e Kosovës në Austri ka dalë me një njoftim të ri lidhur me 3 viktimat të cilat humbën jetën pas shembjes së skelës në një kantier ndërtimi në Vjenë. Ambasada thekson se janë mbyllur të gjitha procedurat e nevojshme lidhur me rastin tragjik dhe se trupat e viktimave janë nisur këtë të premte pasdite drejt Kosovës.
Më tej në njoftimin në “Facebook”, ambasada ka shprehur sërish ngushëllimet për familjarët e Asllan Musliut, Istref Zekajt dhe Pajtim Bajramit. Gjithashtu ka falënderuar shqiptarët të cilët kanë shprehur gatishmëri për të ndihmuar.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri njofton se, në koordinim të ngushtë me familjarët e viktimave dhe autoritetet kompetente austriake, janë përmbyllur të gjitha procedurat e nevojshme lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Austri.
Trupat e pajetë të shtetasve tanë, Asllan Musliu, Istref Zekaj dhe Pajtim Bajrami, janë nisur sot pasdite për në Kosovë.
Në këto momente të vështira, shprehim edhe një herë ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e të ndjerëve, të afërmit e tyre dhe për të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje.
Njëherazi, shprehim mirënjohjen tonë për bashkatdhetarët tanë, të cilët, me interesimin dhe gatishmërinë e tyre për të ndihmuar, treguan solidaritet në këto momente të vështira”, shkruhet në njoftim.
Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon
Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja
Albin Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde
- 18:12 F-16 përfshihet nga flakët pas uljes emergjente në Greqi, piloti shpëton në kohë (VIDEO)
- 18:10 Koncerti i Kanye West, policia njofton planin e masave. Rrugët që do të ndalohet qarkullimi i mjeteve
- 17:56 Plagosje në Lezhë, policia jep detajet e para (VIDEO)
- 17:53 Skema e dyshuar e tjetërsimit të tokave shtetërore në Durrës, 12 masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës
- 17:50 Rama për mediat turke: Shqipëria do presë Samitin e ardhshëm të NATO-s, Turqia partner strategjik
- 17:47 Palm Beach riemëron aeroportin në nder të presidentit Trump