Humbi jetën duke shpëtuar turistët, zhvillohen homazhe për Arben Anamalin
Këtë të premte janë zhvilluar homazhet për ndarjen nga jeta të 51-vjeçarit “Dëshmori I Atdheut” Arben Anamali.
Kapiteni i anijes turistike u mbyt në liqenin e Shkodrës, teksa shpëtoi disa turistë që kishin rënë në ujë. Për bashkëshorten e tij, Najada Anamali, kjo është një ngjarje e rëndë dhe dhimbje e madhe për familjen. Mes lotësh, ajo thotë se Arbeni ka qenë shumë punëtor dhe i përkushtuar pas familjes, ndërkohë njoftimin e mori nga një koleg i tij.
“Është një dhimbje e madhe për krejt familjen tonë, për nënën e tij në radhë të parë që e ka në shtëpi, për mua, për fëmijët e tij, djalin dhe vajzën, për këdo që e ka njohur sepse ka qenë njëri shumë i mirë. Ka bërë shumë për të gjithë”, tha Najada Anamali.
Edhe nipi i Arbenit, Mirsad Isufi, kërkoi që daja i tij të respektohet si hero…
“Është një humbje shumë e madhe, i falenderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar te gjetja e tij. Shpresojmë të mos harrohet dhe të respektohet si një hero”, tha ai.
Pas 48 orësh kërkime, në ditën e tretë të operacionit nga polumbarët e RENEA-s, trupi i pajetë i Arben Anamalit u gjet në liqenin e Shkodrës mëngjesin e së enjtes. Kapiteni Arben Anamali njihej si një operator me përvojë në lundrim dhe ishte i angazhuar prej vitesh në turizmin ujor në liqenin e Shkodrës.
LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë