Humbi jetën në aksident, 18-vjeçari djali i biznesmenit të njohur
Arlis Troplini është 18-vjeçari i cili humbi jetën në një aksident rrugor në autostradën Tiranë-Durrës, në orët e para të mëngjesit të datës 22 gusht.
I riu është djali i biznesmenit të njohur nga Durrësi, Fatos Troplini.
I riu ka humbur drejtimin e mjetit dhe ka përfunduar jashtë rruge në një kanal, ku mori dëmtime të rënda.
18-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra duke ndërruar jetë.
Lajmi për ndarjen nga jeta të 18-vjeçarit është konfirmuar nga universiteti privat në Tiranë ku ai vijonte studimet.
Përmes një postimi në rrjete sociale, universiteti i shpreh ngushëllimet miqëve dhe të afërmve të 18-vjeçarit.
“Mesazh Ngushëllimi
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e parakohshme të jetës të studentit tonë Arlis Troplini. Ndarja nga jeta e Arlisit është një humbje e madhe për familjen e tij, shokët, miqtë dhe për të gjithë familjen e madhe të Universitetit. Arlisi la një dhimbje të madhe tek njerëzit e tij më të dashur. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e Arlisit. Mendimet dhe lutjet tona janë me ju”, shkruan Universiteti.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet