Konflikti për gërvishjen e makinave në Tiranë, arrestohet Fation Dauti

23 Gusht 2024 | 09:48

Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Fation Dauti, njërin prej personave të përfshirë në konfliktin me sende të forta në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut. Policia njofton se në kërkim janë shpallur dhe shoku i Dautiti si dhe dy personat e tjerë me të cilët ata u konfliktuan.

Shkak i nisjes së konfliktit u bë gërvishja e dy mjeteve mes dy vajzave shofere të cilat thirrën të njohurit e tyre për të sqaruar situatën.

Në vendngjarje kanë shkuar Fation Dauti, i shoqëruar nga shoku i tij me iniciale A.N dhe nga ana tjetër Mario Bajramaj e shtetasi me iniciale I.L, të cilët janë konfliktuar fizikisht.

I dëmtuar mbeti Dauti, i cili u dërgua dhe për trajtim mjekësor në spital. Gjatë kontrolleve në vendngjarje u gjet edhe  një pistoletë e cila dyshohet se i përket Fation Dautit, por që nuk është arritur të përdorej.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të njoftimit paraprak të dhënë ditën e djeshme, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin F. D., 29 vjeç, banues në Krumë, për veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 278 dhe 283 të Kodit Penal.

Gjithashtu po punojnë për kapjen e shtetasve A. N., 29 vjeç, banues në Tiranë, M. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, dhe I. L., 24 vjeç, banues në Domje.

Ditën e djeshme, në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, shtetasi F. D., me shtetasin A. N., janë konfliktuar me sende të forta me shtetasit M. B., dhe I. L.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur një armë zjarri pistoletë, e cila nga këqyrja e pamjeve filmike i përket shtetasve F. D. dhe A. N.

Gjithashtu gjatë kontrollit fizik shtetastit F. D., shërbimet e Policisë, i gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me armën e zjarrit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026