Humbi mandatin e deputetit për 500 vota/Azmer Duleviç largohet nga ‘Shqipëria Bëhet’

10 Korrik 2025 | 15:20

Azmer Duleviç ka njoftuar tërheqjen e tij nga angazhimi politik me Lëvizjen Shqipëria Bëhet. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka shprehur arsyet e vendimit të tij, duke theksuar se kjo është një zgjedhje personale.

Në mesazhin e tij, ai ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë periudhës së tij si pjesë e kësaj lëvizjeje, duke shprehur mirënjohje për bashkëpunimin e tyre.

“Të nderuar miq,

Dua t’ju vë në dijeni se jam tërhequr nga angazhimi politik me Lëvizjen Shqipëria Bëhet.Kjo është një zgjedhje personale, që reflekton një fazë të re të jetës sime dhe dëshirën për të kontribuar ndryshe.Bashkë do të shihemi më të fortë!

Ju falënderoj për çdo mbështetje dhe bashkëpunim! Me mirënjohje, Azmer Duleviç”, shkruan ai.

Azmer Duleviç kandidoi në Fier nën siglën e kësaj partie, por nuk arriti që të siguronte mandat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026