Humbi zgjedhjet në Finlandë, Sanna Marin largohet nga posti i kryetares së partisë

5 Prill 2023 | 19:10

Kryeministrja finlandeze në largim, Sanna Marin ka njoftuar se do të japë dorëheqjen si kryetare e Partisë Socialdemokrate në kongresin e ardhshëm të partisë në vjeshtë, duke thënë se shpreson se kjo do t’i lejojë asaj “të hapë një faqe të re në jetën e saj”.

“Tani është koha që unë të largohem nga posti i drejtueses,” tha 37-vjeçarja gjatë një konference për shtyp në Helsinki.

Partia Socialdemokratike doli e treta në zgjedhjet e së dielës, duke shkatërruar shpresat e Sanna Marin për të mbetur kryeministre. Partia kryesore konservatore e Finlandës fitoi një garë jashtëzakonisht të ngushtë të dielën, ku populistët e ekstremit të djathtë u renditën në vendin e dytë. Kishte më pak se një për qind diferencë midis tre partive kryesore.

Marin, e cila është në postin e kryeministres që nga viti 2019, është një personazh mjaft i pëlqyer si brenda dhe jashtë vendit, por ajo pranoi se posti i kryeministrit e ka dëmtuar atë personalisht.

“Qëndrueshmëria ime u vu në provë,” tha ajo.

Marin shtoi gjithashtu se kabineti i saj kaloi nëpër periudha të vështira në vitet e kaluara dhe se qeveria e qendrës së majtë duhej të merrte vendime të vështira.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026