Humbja e opozitës, Belind Këlliçi: Duhet analizë, edhe ne kemi përgjegjësitë tona

30 Prill 2021 | 09:44

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi thotë se për rezultatin e zgjedhjeve kanë përgjegjësi të gjitha strukturat e partisë dhe për të duhet bërë një analizë e thellë.

Përballë zërave kundër që kanë dalë ndaj kryetarit Lulzim Basha, Këlliçi thotë se kushdo që mendon se ka një platformë alternative mund ta provojë në garën për kryetarin që nis në muajin korrik.

Në një intervistë për Euronews Albania Këlliçi theksoi se këtë çështje e zgjidhin demokratët me proces zgjedhor brenda partisë dhe jo “individët”.

“Në muajin korrik do kemi procesin e zgjedhjes së kryetarit, të gjithë ata që mendojnë se me alternativën, platformën e tyre mund të bëjnë diçka më shumë […] të paraqiten në garë, dhe të garojnë, e vendosin demokratët këtë dhe jo disa individë, e rëndësishme është që të kemi një proces të besueshëm, një proces model dhe të vijojmë përpara,” – tha Këlliçi duke shtuar se momenti kërkon ulje të toneve dhe analizë të detajuar.

“Më pas do jetë momenti për të mbajtur përgjegjësitë, pasi ne kemi qenë të gjithë ekip,” – shtoi ai.

Për sa i përket “ftesës për bashkëpunim” nga kryeministri Edi Rama, Këlliçi tha se ajo nuk është e sinqertë dhe “është lojë për të shpërqendruar vëmendjen” nga problemet e zgjedhjeve.

Gjatë intervistës Këlliçi pretendoi se zgjedhjet ishin “një masakër” dhe se “i takon PD-së ta provojë këtë”.

“Nuk patëm dot zgjedhjet që donim, qetësinë që donim, procesin model […] në 2021 Shqipëria duhet të mbante zgjedhje model, por për mua është kryer masakër elektorale,” – u shpreh Këlliçi.

“Në momentin që flasim PD po përgatit një dosje që do t’ia paraqesë autoriteteve përkatëse shumë shpejt,” – tha Këlliçi teksa u shpreh skeptik për drejtësinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026