Ish-nënkryetari i FRPD: Jemi në krizë dhe duhet ta pranojmë këtë
Pasdites e sotme është zhvilluar një protestë e mbështetësve të Partisë Demokratike kundër kreut të kësaj partie, Lulzim Basha.
Gazetari i Euronews Albania, Renaldo Salianji, raportoi se kjo protestë është organizuar nga ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha.
Të vendosur para selisë blu, z. Hoxha u shpreh se demokratët pas humbjes së zgjedhjeve ndodhen në krizë dhe kjo duhet pranuar nga të gjithë.
“Ftova demokratët që të ishin pjesë e dëgjesës këtu. Zgjedhjet treguan se ndodhemi në një krizë shumëplanshe në PD. Që kemi krizë këtë e tregojnë demokratët e zhgënjyer. Ne jemi në krizë dhe duhet ta pranojmë këtë”, tha ai.
Ish-nënkryetari i Forumit Rinor në Partinë Demokratike tha se tejkalimi i situatës aktuale fillon duke pranuar krizën dhe duke shpalosur platformat komunikuese të zgjidhjes brenda partisë.
“Kjo është partia e lirisë dhe parti e sakrificës, është parti e cila promovoi demokracinë në Shqipëri. Ne e duam të gjithë këtë shtëpi, ndaj i ftoj të gjitha palët, hajde të ulemi dhe të shpalosim platformat tona se si të shkojmë në fitore”, shtoi ai.
Ditën e sotme ka pasur një sërë takimesh në selinë blu. Fillimisht, grupi i juristëve të PD janë mbledhur për të dokumentuar disa nga shkeljet gjatë fushatës dhe numërimit të votave. Takim tjetër ishte ai i kryetarit Basha me drejtues të qarqeve Shkodër, Korçë, Fier e Elbasan.
Ndërkohë gjatë orëve të pasdites, një delegacion nga ambasada sllovene ka zhvilluar një takim me sekretarin për punët e jashtme në PD.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta