Humbja e thellë e Macron, Hajrizi: Dramë në politikën franceze, demokracia në rrezik

10 Qershor 2024 | 12:11

Gazetari, Selam Hajrizi, i ftuar në Euronews tha se fitorja e Marine Le Pen tregon se demokracia në Francë është në rrezik. Ai tha se shpërndarja e parlamentit nga Presidenti Macron, i cili pati një humbje drastike në zgjedhjem, është një ngjarje historike që ka ndodhur për herë të fundit në vitin 1997.

“Ishte një tronditje ne politikën franceze. Macron ka vendosur ta shpërndajë parlamentin, pas zgjedhjeve tejet të dobëta, marrjes vetëm 14% të votave. Kjo është një ngjarje historike në Francë sepse hera e fundit kur është shpërndarë parlamenti ka qenë në vitin 1997. Do të ketë zgjedhje të parakohshme ashtu si e parashikon kushtetuta franceze. Ai ka shpërndarë parlamentin që të luftoj për demokracinë.  Gjithashtu thuhet se të majtat po bëhen bashkë” tha ai.

Hajrizi shoi se Macron ka deklaruar se do të ndryshojë të gjithë fushatën e tij për zgjedhjet franceze ne 30 qershor dhe 7 korrik.

“Macron tha se tashmë do të ketë një fushatë të re në zgjedhjet e 30 qershorit dhe 7 korrikut. Kjo është me të vërtetë një dramë historike në politikën franceze. Të gjithë gazetarët, analistët, politikanët janë të shqetësuar. Flitet për kulmin e demokracisë, dhe Franca mbahet si një vend që njihet për demokracinë” tha gazetari.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor

Kongresmeni amerikan Ro Khanna ka deklaruar se u ndalua për rreth 90 minuta nga kolonë izraelitë gjatë një vizite në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke...
22:10 | 11/07/2026

Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë

Rusia ka kryer sulme me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës të shtunën, duke të vrarë të paktën gjashtë persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë,...
22:06 | 11/07/2026

Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale

Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen e funidt të Kupës së Botës në 19 korrrik në Nju...
21:03 | 11/07/2026