Humbja ruse mund të çojë në konflikt bërthamor, paralajmëron zyrtari rus
Dmitry Medvedev, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë dhe aleati kryesor i presidentit Vladimir Putin, paralajmëroi të enjten se humbja e Rusisë në Ukrainë mund të çojë në konflikt bërthamor.
Ish-presidenti rus e bëri kërcënimin në një postim në rrjetet sociale përpara një takimi kyç të aleatëve të NATO-s dhe vendeve të tjera në Gjermani, ku ata pritet të bëjnë premtime shtesë për mbështetje ushtarake për Kievin.
“Humbja e një fuqie bërthamore në një luftë konvencionale mund të provokojë shpërthimin e një lufte bërthamore,” shkroi Medvedev.
“Fuqitë bërthamore nuk i humbasin konfliktet e mëdha nga të cilat varet fati i tyre.Kjo duhet të jetë e qartë për këdo. Madje edhe për një politikan perëndimor që ka ruajtur të paktën disa gjurmë inteligjence.”- shtoi ai.
Medvedev, i cili shërbeu si president i Rusisë nga viti 2008 deri në vitin 2012, ka pasur një ton luftarak gjatë pushtimit të Ukrainës nga Moska, duke ngritur vazhdimisht spektrin e konfliktit bërthamor.
LEXONI GJITHASHTU:
- Borrell telefonatë me Blinken, temë diskutimi edhe Ballkani Perëndimor
- SHBA paketë të re ndihme për Ukrainën, 2.5 mld dollarë armë dhe pajisje ushtarake
Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington
Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja
Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit
- 12:54 Rama: Zvërneci është tokë private, përjetimi i protestuesve ishte se po e shisnim Shqipërinë
- 12:51 Ligji për zonat e mbrojtura, Rama: Ky konflikt i stisur do zgjidhet për bukuri nga direktivat e BE
- 12:40 Rama liston ‘mësimet’ nga protesta: Epoka e mungesave është mbyllur, u hap epoka e pritshmërive
- 12:31 Rama: Në bulevard nuk ishte një protestë, por një pasqyrë që shoqëria na e vuri përpara për të parë vetveten
- 12:24 Rama para grupit të PS: Kam sjellë me vete 2 dokumente për mandatin e katërt
- 12:07 Guardiola refuzon të drejtojë kombëtaren italiane, spanjolli zgjedh pushimin pas largimit nga Manchester City