Hungaria bllokon sërish BE, Budapesti pengon deklaratën e përbashkët kundër Rusisë
Sërish, Hungaria ka përdorur të drejtën e vetos për të penguar politikën e jashtme të BE-së, duke bllokuar publikimin e një deklarate të përbashkët që denonconte vendimin e fundit të Kremlinit për të ndaluar aksesin online tek 81 media evropiane në Rusi.
Mediat e vëna në shënjestër nga Moska janë nga më të njohurat në Evropë. Ato përfshijnë televizionin publik austriak ORF, atë italian RAI, atë irlandez RTE, gazetën prestigjioze gjermane “Der Spiegel”, spanjollet “El Pais” dhe “El Mundo”, portugezen “Publico”, francezen “Le Monde”, si dhe agjencitë e njohura “AFP” dhe “YLE”.
Në listë është edhe një portal hungarez “Lajme 444”, që funksionon si i pavarur. Të gjitha këto media janë ndaluar të transmetojnë sinjalin e tyre në Rusi, bashkë me aksesin online.
Moska zyrtare ka deklaruar se kufizimet do të hiqen vetëm nëse blloku anulon sanksionet e vendosura ndaj mediave pro-Kremlinit, përfshirë agjencinë e njohur “RIA Novosti”, që konsiderohen se përhapin propagandën pro luftës në Ukrainë. sanksionet përfshijnë gjithashtu “Zërin e Evropës”, portali me seli në Holandë që është përfshirë në të ashtuquajturin “Russiagate”.
Duke reaguar ndaj vendimit rus, shefi në ikje i Politikës së Jashtme të BE, Josep Borrell e ka cilësuar atë si “tërësisht të pabazë” dhe që kufizon më tej informacionin e lirë dhe të pavarur në Rusi, ku shumë media janë censuruar. Borrell ka deklaruar gjithashtu se sanksionet evropiane ndaj mediave ruse do të mbeten në fuqi.
Ndërkohë, lëvizja e Budapestit ngre pikëpyetje mbi Hungarinë, e cila do të marrë presidencën e radhës të Këshillit Evropian më 1 korrik, një pozitë e privilegjuar që do t’i mundësojë vendit të përcaktojë agjendën politike dhe të moderojë debatet mes shteteve anëtare.
LEXONI GJITHASHTU:
Korrupsioni në Ukrainë prek familjen e Zelensky-t, prindërve të tij u zbulohen 11 milionë dollarë, ata flasin për ‘dhurata’
Britania e Madhe në bisedime me Pakistanin, kërkon deportimin e një personi të dënuar për abuzim seksual
Një kopje e rrallë e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së gjendet në Britani
- 17:06 VIDEO/ Momentet kur policët me rroba plazhi arrestojnë në Dhërmi Granit Pepnikajn e call center-ave
- 17:01 Korrupsioni në Ukrainë prek familjen e Zelensky-t, prindërve të tij u zbulohen 11 milionë dollarë, ata flasin për ‘dhurata’
- 16:54 Prokuroria Speciale ngre aktakuza ndaj 6 ish-gardianëve serbë për krime lufte kundër shqiptarëve
- 16:48 Britania e Madhe në bisedime me Pakistanin, kërkon deportimin e një personi të dënuar për abuzim seksual
- 16:35 Pritet të zgjasë disa ditë, kush mori pjesë në funeralin e Khameneit?
- 16:34 Ibrahimoviç dhe Henry kritikojnë VAR-in pas eliminimit të Kroacisë: Vendim i gabuar!