Prokuroria Speciale ngre aktakuza ndaj 6 ish-gardianëve serbë për krime lufte kundër shqiptarëve

3 Korrik 2026 | 16:54

Prokuroria Speciale këtë të premte ka njoftuar se ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë dy aktakuza me propozim për gjykim në mungesë, për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Në rastin e parë, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj serbëve të identifikuar me inicialet J.J. dhe A.S. Sipas aktakuzës, të pandehurit, ish gardianë të Burgut të Prishtinës dhe paraleles së tij në Lipjan, gjatë viteve 1998-1999 kanë keqtrajtuar të burgosurit shqiptarë, duke i torturuar në mënyrë çnjerëzore me mjete të ndryshme, si shkopinj gome, shufra metalike, shqelma dhe grushte.

Po ashtu, ata i kanë kanosur seriozisht me vrasje. Në rastin e dytë është ngritur aktakuzë ndaj katër grave të pandehura po serbe të identifikuara me inicialet L.S., D.L., S.A., B.S.

“Të pandehurat akuzohen se, në cilësinë e gardianeve të Burgut të Prishtinës – paralelja për gra në Lipjan, gjatë periudhës së luftës 1998-1999, në bashkëkryerje me tashmë të akuzuarën N.C., i kanë keqtrajtuar në mënyrë sistematike të burgosurat shqiptare, duke i torturuar në mënyrë çnjerëzore dhe duke u shkaktuar lëndime trupore e dhunë psikike”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Serbia arreston në kufi 73-vjeçarin nga Kosova për krime lufte, familjarët hedhin poshtë akuzat

Ministria serbe e Punëve të Brendshme ka njoftuar se e ka arrestuar një person nga Kosova me iniciale O.S Ai u kap në pikëkalimin kufitar...
17:12 | 03/07/2026

Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë

Të tjera ankesa janë dërguar pak para afatit të fundit kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në...
15:29 | 03/07/2026

Ekrem Bajroviq dënohet me 12 vjet burgim edhe në rigjykim për krimet kundër shqiptarëve në Istog

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 12 vjet burgim Ekrem Bajroviqin, i akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile gjatë viteve 1998-99 në...
11:31 | 03/07/2026