Hungaria nuk është dakord me anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë në BE
Komisioni Evropian u ka thënë vendeve anëtare të BE-së se si Ukraina ashtu edhe Moldavia kanë përmbushur kriteret e nevojshme për të nisur negociatat formale për pranimin e tyre në bllok dhe e vetmja gjë që i pengon është vendimi i shteteve antare.
Sipas shumë vendeve të BE, Ukraina dhe e Moldavia kanë plotësuar shumicën e kërkesave.
Ndërkohë që kjo do të thotë se fillimi i bisedimeve duhet të jetë i afërt, burimet diplomatike thonë se qeveria hungareze po bllokon aktualisht këtë lëvizje për shkak të shqetësimeve që Ukraina është e papërgatitur për t’u bashkuar me bllokun 27-vendesh.
Qeveria e Orbanit që do të marrë presidencën e Këshillit të BE-së nga korriku, duke i dhënë asaj fuqinë për të vendosur axhendën dhe për të kryesuar takimet ministrore, kjo bën ministrat e BE-së të kenë frikë se bisedimet mund të prishen nëse Hungaria nuk pranon deri në fund të qershorit.
Përpara se bisedimet të fillojnë, shtetet anëtare duhet të vendosin njëzëri kornizat e negociatave të cilat përcaktojnë parimet dhe udhëzimet që do të drejtojnë bisedimet e pranimit të Brukselit me Kievin dhe Kishinau.
LEXO GJIHASHTU:
“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës