Orban: Hungaria nuk do jetë pjesë e ndërhyrjes së mundshme të NATO-s në Ukrainë
Hungaria duhet të shmangë me çdo kusht pjesëmarrjen në një ndërhyrje të mundshme të NATO-s në Ukrainë, tha kryeministri hungarez Viktor Orbán në një intervistë.
Orbán tha se Hungaria nuk duhet as të marrë pjesë në fazën e planifikimit, duke shtuar se ekziston rreziku që njësitë ushtarake hungareze mund të transferohen nën komandën e NATO-s, nëse do të fillojë misioni i Aleancës në Ukrainë dhe se territori hungarez mund të përdoret për atë mision.
Sipas tij, shumë shpejt Hungaria do të tërhiqet nga të gjitha përgatitjet e NATO-s për misionin në Ukrainë, por ai shpjegoi se një hap i tillë duhet së pari të diskutohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s.
“Ata që pretendojnë se nuk ka kërcënim të drejtpërdrejtë të një përshkallëzimi të luftës, po mashtrojnë njerëzit,” tha Orbán.
Ai theksoi se Rusia “nuk është një vend i dorës së tretë” dhe paralajmëroi se Evropa është shumë afër ‘pikës pa kthim’.
LEXO GJITHASHTU:
Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve