Hungaria po instalon një sistem të mbrojtjes ajrore pranë kufirit me Ukrainën

21 Nëntor 2024 | 09:55

Hungaria do të instalojë një sistem të mbrojtjes ajrore në pjesën verilindore të vendit, afër kufirit me Ukrainën, sepse kërcënimi i një përshkallëzimi të luftës ukrainas-ruse është “më i madh se kurrë”, tha ministri hungarez i Mbrojtjes, Kristof Salaj-Bobrovnički.

Në një video të postuar në Facebook të mërkurën, ai vuri në dukje se Budapesti beson se një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës së shpejti do të arrihet përmes diplomacisë, por se ende ekziston një rrezik.

“Megjithatë, për t’u përgatitur për të gjitha rreziqet, kam urdhëruar që sistemet dhe kapacitetet e kontrollit dhe mbrojtjes ajrore të blera së fundmi të instalohen në verilindje.

Kërcënimi i përshkallëzimit të luftës ukrainas-ruse është më i madh se kurrë”, tha Salaj-Bobrovnički.

Ministri nuk specifikoi se cilat pjesë të sistemit të mbrojtjes ajrore të Hungarisë do të instalohen në verilindje, dhe gjithashtu theksoi se një pjesë e ushtrisë është në gatishmëri, raporton Reuters.

Presidenti rus Vladimir Putin uli pragun për një sulm bërthamor të martën në përgjigje të SHBA-së që lejoi Ukrainën të lëshojë raketa amerikane thellë në Rusi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën tetë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit....
17:45 | 26/07/2026