English

Hyjnë në fuqi tarifat e Trump për metalet, BE “hakmerret” me kundërtarifa

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Tarifa 25% për çelikun dhe aluminin në SHBA, ka të ngjarë të përshkallëzojë tensionet me disa nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të Amerikës.

- Advertisement -

Kjo shkaktoi një përgjigje të menjëhershme nga Bashkimi Evropian, që tha se do të vendosë kundër tarifa për miliarda euro mallra amerikane.

BE thotë se do të vendosë kundër-tarifa mbi 26 miliardë euro mallra amerikane në përgjigje të tarifave të SHBA-së për të gjitha importet e çelikut dhe aluminit.

Komisioni Evropian tha se do t’i japë fund pezullimit aktual të tarifave për produktet amerikane më 1 prill dhe gjithashtu do të paraqesë një paketë të re kundërmasash për mallrat amerikane deri në mes të prillit.

“Ne jemi gati të përfshihemi në dialog kuptimplotë. I kam besuar komisionerit të tregtisë Maros Sefcovic të rifillojë bisedimet e tij për të eksploruar zgjidhje më të mira me SHBA,” tha në një deklaratë Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian.

Trump shpreson se tarifat do të nxisin prodhimin e çelikut dhe aluminit në SHBA, por kritikët thonë se kjo do të rrisë çmimet për konsumatorët amerikanë dhe do të dëmtojë rritjen ekonomike. SHBA është një importues kryesor i aluminit dhe çelikut, dhe Kanadaja, Meksika dhe Brazili janë ndër furnizuesit më të mëdhenj të metaleve.

LEXONI GJITHASHTU:

1 COMMENT

  1. Duhen dekada për të ndërtuar një ekonomi globale, mirëpo mjafton një i çmendur për ta shkatërruar globalizmin për disa muaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?