Hyri brenda dyqanit për të vjedhur, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari në Mamurras

17 Korrik 2025 | 15:49

Vjedhja e një dyqani në Mamurras u parandalua nga policia falë ndërhyrjes në kohë të shpejtë te efektiveve te cilët ndaluan në flagrancë 36-vjeçarin me inicialet A.M.

Ai sapo kishte hyrë brenda dyqanit, i maskuar dhe me kapuç, duke mbajtur në dorë një çekiç, send me të cilin kishte thyer xhamin e derës.

Atij ju vendosen pranga dhe akuzohet për 3 vepra penale; vjedhje e mbetur në tentativë, sigurim i kushteve për vjedhje dhe shkatërrim prone.

Njoftimi i plote i policisë

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, pas marrjes së njoftimit se një shtetas i maskuar po tentonte të vidhte në një dyqan ushqimor në Mamurras, kanë organizuar punën dhe janë nisur menjëherë drejt adresës së dhënë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë në dyqan, autorin e dyshuar, me maskë dhe me kapuç, duke mbajtur një dorë një çekiç me të cilin dyshohet se kishte thyer xhamin e derës së dyqanit.

Nga veprimet hetimore u identifikua autori i dyshuar i vjedhjes, shtetasi A. M., 36 vjeç, banues në Mamurras, i cili u arrestua në flagrancë nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, për veprat penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, “Sigurimi i mjeteve për vjedhje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026