Hyri për të shpëtuar të humburin, 22-vjeçari rrëfen orët e tmerrit në Kanionet e Osumit

23 Shkurt 2026 | 14:40

Xhuljano Kaloti, 22 vjeçari nga Berati, ka folur ekskluzivisht për Euronews me gazetarin Thimi Samarxhi, ku tregoi orët e tmerrit pasi mbeti i bllokuar në Kanionet e Osumit, në ndihmë për të gjetur 42-vjeçarin e humbur, Ilir Kurti.

Ai rrëfeu se përjetoi orë të tëra ankthi dhe frike mes shkëmbinjve të Kanioneve të Osumit ku thotë se u përball me rrjedhë të fortë uji dhe kushte ekstreme, duke qëndruar i mbërthyer pas shkëmbit deri në momentin kur u bë i mundur shpëtimi i tij.

“Ishte tmerr, eksperiencë shumë e keqe. Mund të mbahesha vetëm me njërën këmbë në një faqe muri. Na kontaktuan në telefon për të kërkuar. Së bashku me RENEA-n jemi futur një ditë më parë dhe dolëm, ndërsa ditën e dytë që u futëm ndodhi ajo. Më kujtohej fëmijëria, flisja dhe thërrisja të shihja a kishte njerëz, më mbanin dritat të ndezura dhe komunikonin me mua. Ishte një pjesë e kanionit ku rrija si tip muri, ku kishte një vend për të mbajtur duart, thjesht kaq. S’kishe çfarë bëje përveçse të rrije aty. Ishte rrjedha e fortë e ujit dhe gomonia po shfryhej dhe mori shumë ujë, dhe çunat i nxori përpara, ndërsa mua më tërhoqi pas. Ishim 5 çuna, nuk kisha çfarë bëja, thjesht u mbajta aty. Isha ngjitur tre metra afër ujit, uji i ujëvarës më binte në kokë. U thashë jam në rregull dhe e qetësova mendjen që do vinin të më shpëtonin”, tha ai.

Ai u shpreh se nuk është amator në rafting, por situata ishte shumë e rrezikshme në të cilën u ndodh.

Kujtojmë që Xhuljano Kaloti ka ngelur në mes të shkëmbinjve, në vendin e quajtur “Ngushtica e tretë”, në hyrje të një shpelle. Kanioni i Osumit ka një gjatësi rreth 12 km dhe thellësia e tij arrin deri në 90 metra.

Ai u shpetua pas një operacioni të përbashkët mes alpinistëve, vullnetarëve, forcave RENEA dhe Forcave të Armatosura.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria memorandum bashkëpunimi me kompaninë ENI, Karakaçi: HUB Kombëtar për produktet energjetike

Shqipëria ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë energjetike. Në prani të kryeministrit, Edi Rama, Ministrat Enea Karakaçi dhe Delina Ibrahimaj...
17:59 | 23/06/2026

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, mikrobusi i turistëve përplaset me një makinë, 2 të plagosur

Një aksident me pasojë 2 të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e quajtur ‘Kthesa e Viroit’ në aksin Gjirokastër-Tepelenë ku një mikrobus...
17:55 | 23/06/2026

Shqipëria marrëveshje me kompaninë energjetike italiane, Rama: Do krijohet rezerva strategjike e naftës

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit me Eni S.p.A. për studimin e fizibilitetit të krijimit të kapaciteteve kombëtare...
17:54 | 23/06/2026