“I afrohemi 10 mln turistëve”, Rama: Ka lindur një industri e mirëfilltë

13 Nëntor 2023 | 16:49

Nga Pogradeci, ku drejtoi Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama e cilësoi një histori suksesi vitin 2023 sa i përket turizmit.

Rama tha se me rreth 10 mln turistë që pritet të arrijnë deri në fund të vitit, turizmi në Shqipëri mund të cilësohet tashmë një industri e re e mirëfilltë.

“Ishte një vit apo është akoma një vit, sepse vazhdojmë të kemi një numër mbresëlënës turistësh. Kjo tregoi që Shqipëria është ngritur në një nivel tjetër, Shqipëria është një destinacion turistik jo se ne e shikojmë kështu por sepse e gjithë bota na shikon kështu. Fakti që pas sezonit veror kemi numër inkurajues turistësh, duhet të na japë shumë kurajë në vitet e ardhshme pasi ka lindur një industri e re e mirëfilltë. Me gjasë, nëse ritmi do të vazhdojë kështu, do t’i afrohemi shifrës 10 milionë turistë. 10 milionë turistë është diçka e jashtëzakonshme në çdo aspekt ekonomik”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau ish-vjehrrin, ky është autori 35-vjeçar i ngjarjes së rëndë në Roskovec (FOTO)

Personi në foto është autori i ngjarjes së rëndë të regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte në Roskovec ku ka...
10:27 | 24/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, furgoni përplas për vdekje 73-vjeçarin në fshatin Përparim

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor Elbasan–Peqin, në fshatin Përparim. Sipas informacioneve paraprake, një furgon ka përplasur një këmbësor, i cili...
10:27 | 24/07/2026

Riaktivizohet sërish në ditën e tretë zjarri në fshatin Lekas dhe Voskopojë, digjet pylli dhe pishat

Në ditën e tretë, riaktivizohet zjarri mes Lekasit dhe Voskopojës, përfshihet pylli me pisha Zjarri mes fshatit Lekas dhe Voskopojës është riaktivizuar në ditën e...
10:23 | 24/07/2026