I akuzuar për pastrim të parave të mafias, GJKKO shtyn seancën ndaj Rezart Taçit

8 Janar 2024 | 10:15

Gjykata e Posaçme shtyu sërish për datën 18 janar seancën gjyqësore ndaj Rezart Taçit, biznesmenit të akuzuar nga SPAK për përfshirje në tentativën e pastrimit të 18.3 mln euro të mafias italiane.

Procesi ndaj biznesmenit ishte pezulluar për një vit për shkak se ai nuk është gjetur për tu arrestuar, në zbatim të një mase sigurie “arrest në burg” dhënë në mungesë ndaj tij.

Seanca e kësaj të hënë u shty me kërkesë të avokates së Taçit e cila tha se do ti paraqesë me shkrim parashtrimet e kërkesave për papërdorshmëri dhe pavlefshmëri të provave.

Avokatja Ilenja Mëhilli kërkoi pushimin e çështjes duke u bazuar edhe në kërkesën e prokurorit që ka veçuar çështjen për italianët dhe i ka dërguar në Itali.

Mëhilli tha se është mbajtur standart i dyfishtë për Rezart Taçin, pasi nuk mund të procedohen dy herë për të njëjtin fakt penal.

Përkatësisht procesi është veçuar për shtetasit Frencesco Zummo, Ignazio Zumo, Fabio Petruzzella dhe Daniele Cestagalli, për të cilët po vijon procesi në Itali.

Gjithashtu sipas avokatëve edhe biznesmeni shqiptar Rezart Taçi po gjykohet atje. Në këtë proces Taçi akuzohet për “pastrim parash” dhe “grup të strukturuar kriminal”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në aksin Elbasan–Peqin, plagoset drejtuesi i një automjeti, shkak parakalimi i gabuar

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së enjtes në aksin Elbasan–Peqin, pranë fshatit Bishqem. Sipas informacioneve paraprake, një kamion është përplasur me një automjet...
16:58 | 25/06/2026

Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur kalimin për gjykim të dosjes penale që lidhet me fraksionin e çështjes së njohur...
16:31 | 25/06/2026

Turistet nga Irani në protestë, Rama: Kanë ardhur të lëpijnë e të pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë në shesh (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në Tiranë. Në një postim në facebook, Rama ka publikuar disa turiste me origjinë...
16:25 | 25/06/2026