I akuzuar për spiunazh, gazetarit amerikan i zgjatet me 3 muaj paraburgimi në Rusi
Gazetarit amerikan, Evan Gershkovich, iu zgjat paraburgimi për tre muaj nga një gjykatë ruse më 24 gusht, raportoi agjencia e lajmeve Interfax, mbi akuzat për spiunazh, të cilat ai i mohon.
Gjykata e Moskës ia zgjati paraburgimin gazetarit të Wall Street Journal deri në 30 nëntor. Gershkovich ishte i pranishëm në seancën gjyqësore.
Gershkovich u arrestua më 29 mars në qytetin Urals të Yekaterinburgut në Rusi mbi akuza për spiunazh që mund të çojnë deri në burgim prej 20 vjetësh.
Mediumi amerikan Wall Street Journal i ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj Gershkovichit, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë akuzuar Rusinë se po tenton të sigurojë një marrëveshje për shkëmbim të të burgosurve, në një kohë kur marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve janë në pikën më të ulët që kanë qenë gjatë më shumë se 60 vjetëve të fundit për shkak të luftës së paprovokuar të nisur nga Rusia në Ukrainë.
Shërbimi rus i sigurisë (FSB) tha se Gershkovichi po mblidhte informacion lidhur me një kompani ruse të mbrojtjes informacion që thotë se ishte sekret shtetëror. Kremlini tha se ai u kap “në flagrancë”, por nuk ka dhënë asnjë detaj për ta mbështetur këtë akuzë.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë