I qetë duke shijuar koncertin, video e Putin fill pas vdekjes së Prigozhin

24 Gusht 2023 | 09:41

Është publikuar dhe videoja e parë e presidentit Vladimir Putin pas vdekjes së kreut të Ëagner Yevgeny Prigozhin, në një aksident me avion shumë pranë Moskës.

Fill pas bërjes publike të lajmit, Putin ka marrë pjesë në një koncert që i kushtohej 80-vjetorit të fitores së trupave sovjetike në Betejën e Kurskut.

Shefi i kremlinit u shfaq i qetë dhe duke shijuar muzikën e orkestrës që po luante gjatë shfaqjes.

Avioni, i cili po udhëtonte nga Moska për në drejtim të Shën Petersburg, u rrëzua pranë fshatit Kuzhenkino, duke humbur jetën të 10-të personat që ndodheshin në bord, mes tyre dhe shefi i Wagner.

Rosaviatsia, autoriteti rus i aviacionit, tha se Prigozhin dhe komandanti i lartë i Wagner Dmitry Utkin ishin të konfirmuar se ndodheshin mes 10 viktimave të avionit privatë Embraer që u rrëzua të mërkurën në mbrëmje.

Kanalet Telegram të lidhura me Wagnerin e shpallën gjithashtu shefin e mercenarëve të vdekur.

Burime të paidentifikuara thanë për mediat ruse se ata panë që aeroplani të rrëzohej nga raketat tokë-ajër, megjithëse kjo është ende e pakonfirmuar.

Dikur një i besuar i ngushtë i presidentit Vladimir Putin, Prigozhin kishte kritikuar shpesh ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe gjeneralin e lartë, Valery Gerasimov, në lidhje me dështimet e ushtrisë ruse në ukrainë. Madje dy muaj më parë ai n isi një rebelim kundër Moskës, për të rrëzuar ministrin e Mbrojtjes, por që më pas u tërhoq pas negociatave me Putin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit

Komanda Qendrore e SHBA-së, CENTCOM,  tha të martën vonë se ka përfunduar një raund shtesë sulmesh kundër Iranit, duke goditur “dhjetëra objektiva ushtarake” pranë Ngushticës...
07:51 | 15/07/2026

Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë

Gati 6 mijë të rinj kanë kërkuar të përjashtohen nga shërbimi ushtarak për arsye morale ose fetare, pavarësisht politikës së re të rekrutimit të pjesshëm....
07:46 | 15/07/2026

Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh

Kina ka ndaluar një sizmolog amerikan, i cili monitoron testet bërthamore për gati dy vjet, nën akuzat për spiunazh, thotë familja e tij. Chen Youlin,...
07:40 | 15/07/2026