19-vjeçari braktis Italinë për Vlorën, punon shef kuzhine
Mateo Pasho është vetëm 19 vjeç dhe sot është shef kuzhine. Lindur dhe rritur në Itali, i diplomuar për ekonomi ndërkombëtare, vendosi që të ndjek pasionin dhe të rikthehet pikërisht në Vlorë.
“Më pëlqen Vlora dhe për pasionin që kam më jep mundësi të shprehem akoma më mirë te pasioni im që është kuzhina”, tha ai.
Punën që ai bën e ka të kultivuar nga gjyshërit.
“Kur isha i vogël jam rrit me gjyshet dhe kam marrë shumë nga gjyshet, ata gatuanin, unë i rrija mbrapa, me thoshin bëj këtë, atë dhe atje ka lindur pasioni im me gatimet me prerjet cdo gjë ta provoja para se ta provojnë të tjerët”, tha Mateo
Mateos i është dashur të punojë që i vogël.
“Në kuzhinë kam shtatë vjet që punoj , kam filluar që i vogël. Kam patur oportunitetin ( mundësinë) të punojë që i vogël ndaj e njoh punën, kam eksperiencë në këtë punë”, shtoi ai.
I dashuruar tashmë me Vlorën , Mateo ka nje apel edhe për bashkëmoshatarët e tij të cilët duan të ikin nga Shqipëria.
“Është shumë gabim dhe atë që them unë të rinjve mosha ime është që kapni një zanat të mirë dhe vazhdoni ne atë zanat se gjërat vijnë vetë dhe sukseset vijnë vetë”, tha 19-vjeçari.
19 vjeçari tashmë e ka vendosur të ardhmen e tij dhe për këtë është I vendosur.
“Jo s’ do iki më, sepse Vlora është shumë e bukur dhe jep shumë oportunitete”, e mbylli intervistën i riu.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut