I bie mbi kofano kablli i shtyllës elektrike, digjet makina në Korçë

24 Gusht 2024 | 09:48

Një makinë është përshirë nga flakët në qytetin e Korçës në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 18 të qytetit juglindor dhe dyshohet se shkak për rënien e zjarrit është bërë një kabëll që ka rënë nga një shtyllë elektrike.

Automjei ka qenë i parkuar dhe rënia e kabllit që ka marrë flakë mbi kofano ka shkaktuar djegien e mjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
“Sot rreth orës 05:30, në lagjen nr. 18 Korçë, dyshohet se për shkak të djegies së një kablli elektrik, ka marrë flakë në pjesën e kofanos automjeti tip “Nissan”, në pronësi të shtetases V. S.

Automjeti ishte i parkuar poshtë shtyllës ku po digjej kablli elektrik dhe dyshohet se ka marrë flakë si pasojë e rënies mbi  kofano të pjesëve  të ndezura të kabllit elektrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026