I dedikoi libër burrit të vdekur, gruaja përballet me akuzat për vrasjen e tij
“A je me mua?”, ky është titulli i librit për fëmijë që Burri i Kouri Richins u gjet i vdekur marsin e kaluar i shtrirë në dyshemenë e dhomës së gjumit. Ajo u tha hetuesve në atë kohë se atë mbrëmje ajo dhe burri i saj Eric Richins ishin kthyer në shtëpi rreth orës 21:00.
Ajo kishte shkuar të vinte në gjumë njërin nga tre djemtë, por kur u kthye në dhomë rreth orës 03:00 e gjeti burrin e saj të shtrië në tokë dhe kur e preku pa që ishte i ftohtë dhe thirri 911.
Pas vdekjes së të shoqit, Kuori Richins publioki një libër për fëmijë dedikuar tij dhe mungesës që ai la pas e madje për këtë u ftua në spektakle të ndryshme televizive.
Megjithatë hetuesit tashmë e akuzojnë të renë për vrasjen e tij. Sipas tyre gruaja kishte blerë disa herë nga C.L., një substancë të paligjshme të fentalinitit, kjo para se burri i saj të gjendej i vdekur.
33-vjeçarja dyshohet se e bleu këtë lloj droge nga një i njohur dhe e helmoi të shoqin ditën e Shën Valentinit.
“Menjëherë pas drekës Eriku u sëmur rëndë, ai mendonte se gruaja e tij po përpiqej ta helmonte”,-tha një mik i Erikut për hetuesit.
Një raport i autopsisë dhe toksikologjisë zbuloi se Eric Richins, 39 vjeç, vdiq nga një mbidozë me fentanil. Sipas një ekzaminuesi mjekësor ai kishte në sistemin e tij pesë doza vdekjeprurëse.
Hetuesit morën një urdhër kontrolli dhe sekuestruan telefonin e gruas së tij dhe disa kompjuterë në shtëpinë e tyre. Ata zbuluan komunikime midis Kouri Richins dhe CL, i cili kishte një dosje të gjerë policie që përfshinte vepra të lidhura me drogën, thonë dokumentet e gjykatës.
LEXONI GJITHASHTU:
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh