Prek me fjalët shoqja e 16-vjeçares që u vra nga babai: Shpresoja të dëgjoja zërin

Taulant Malaj
10 Maj 2023 | 17:12

Gio, shoqja e ngushtë e Xhesika Malaj e cila ndërroi jetë pasi i ati e goditi me thikë, ka emocionuar përmes një deklarate për miken e saj.

Ajo tha se kishte shpresuar deri vonë që e gjitha të ishte një ëndërr e keqe, por për fat të keq gjithçka ka qenë reale.

“Kam qarë gjithë ditën duke shpresuar të rihap sytë dhe të dëgjoj zërin tënd! Mendoja se isha në një ëndërr të keqe dhe ti të më thoshe unë jam këtu. Por gjithçka është e vërtetë,” – u shpreh ajo për Corriere de la Sera.

Taulant Malaj, babai i 16-vjeçares, nën dyshimet se e shoqja e tradhton goditi me thikë për vdekje një shtetas italian që dyshonte se ishte personi me të cilin shoqërohej gruaja e tij dhe vajzën e tij gjithashtu. Ai la të plagosur Tefta Malajn, të shoqen, e cila tashmë po mjekohet në spital.

Avokatët e Malaj thonë se autori i ngjarjes dhe klienti i tyre ka qenë krejtësisht i pavetëdijshëm për masakrën që po shkaktonte dhe nuk e ka kuptuar kë ka qëlluar prej gjaknxehtësisë.

“Më mungojnë mesazhet e tua para se të hyj në shkollë, të qeshurat e tua. Ti le një boshllëk të madh që askush nuk do të mund ta mbushë kurrë,” – u shpreh Gio.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’

Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
12:17 | 15/07/2026

I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat

Familja e çiftit britanik Craig dhe Lindsay Foreman, të cilët po vuajnë një dënim me 10 vjet burg në Iran për akuza spiunazhi që ata i mohojnë,...
11:33 | 15/07/2026

Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe

Ish-kryetari i bashkisë së Mançesterit, i cili pritet të bëhet kryeministër të hënën e ardhshme, Andy Burnham se nevojitet një shqyrtim serioz i sigurisë së...
10:56 | 15/07/2026