I dënuar për sulm seksual, 38-vjeçari etiopian lirohet gabimisht nga burgu në Angli
Një 38-vjeçar etiopian i dënuar me 12 muaj burg për sulm seksual është liruar gabimisht. Në vend që ai të dërgohej në një qendër paraburgimi për emigrantë derisa të mund të deportohej , 38-vjeçari Hadous Kebatu u lirua nga burgu i Chelmsford në Essex.
Sekretari britanik i Drejtësisë, David Lammy tha se policia kishte nisur një kërkim për ta gjetur dhe arrestuar 38-vjeçarin.
“Kebatu duhet të deportohet për krimet e tij, jo të ecë i lir] në rrugët tona”, shtoi ai.
Një oficer burgu është pezulluar nga detyra pas rastit. Etiopiani 38-vjeçar mbërriti në Britani në fund të qershorit, duke kaluar Kanalin Anglez me një varkë të vogël. Në korrik, ai u arrestua për sulm seksual ndaj një vajze 14-vjeçare dhe një gruaje në periferi të Londrës, Epping.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kontrabandimi i emigrantëve, Anglia dërgon në Ballkan oficerë të sigurisë kufitare
- U deportua në Francë sipas marrëveshjes, emigranti rikthehet me varkë në Angli
Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë