I dënuar për trafik droge, sekuestrohen pasuritë 3 mln euro të “të fortit” në Fier

10 Tetor 2023 | 12:58

Prokuroria e Fierit sekuestroi pasuri të paluajtshme dhe llogari bankare të shtetasit të dyshuar L.B., dhe familjarëve të tij, i dënuar për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” në Greqi.

“Nga hetimi i gjithanshëm pasuror i prokurorisë në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Seksioni i Krimit Ekonomik dhe Financiar, dyshohet se pasuritë e mëposhtme, në zotërim të subjektit të dyshuar L.B. dhe familjarëve të tij, e kanë prejardhjen nga aktiviteti kriminal i vazhdueshëm i shtetasit L.B”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Pasuritë e sekuestruara, vlera e të cilave llogaritet në 3 mln euro janë:

5 (pesë) pasuri të llojit “njësi shërbimi”, me sipërfaqe 722 m², 486.7 m², 180.5 m², 57 m²,  77.31 m² me vendndodhje në lagjen “1-Maji” Fier.

Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 63.6 m² , me vendndodhje në Fier..

2 (dy) pasuri të llojit apartament me sip.63.4m² dhe 139.6m², si dhe një pasuri e llojit garazh me vendndodhje në “Uji i Ftohtë”,  Vlorë.

Pasuri e llojit papafingo, me sipërfaqe totale 221.8m²  me vendndodhje në Selitë, Tiranë

Pasuria e llojit “njësi shërbimi”,  me sip.197 m²  me vendndodhje Selitë, Tiranë.

Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe totale 197.4m², me vendndodhje Selitë, Tiranë.

5 (pesë) pasuri të luajtshme të llojit automjet dhe motomjet të regjistruar pranë Drejtorisë Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor Fier.

Pasuri e llojit “njësi tregtare”, lidhur me aktivitetin tregtar “Bar-Kafe”, Fier, të ushtruar nga personi fizik L.B.

2  (dy) Llogari bankare me gjendje 212,341.46 lekë dhe 22,628.7 mijë Euro.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026