I dërguari amerikan kërkon të zëvendësojë Iranin me Italinë në Kupën e Botës
Një i dërguar i lartë i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka propozuar që Italia të zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës të FIFA-s, sipas një raporti të publikuar të mërkurën.
Propozimi shihet si pjesë e një përpjekjeje për të riparuar marrëdhëniet e tendosura midis Trump dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni pas një përplasjeje të kohëve të fundit të lidhur me kritikat e presidentit ndaj Papa Leo XIV për luftën e Iranit, tha Financial Times, duke cituar njerëz të njohur me çështjen.
“Konfirmoj se i kam sugjeruar Trumpit dhe (Presidentit të FIFA-s, Gianni) Infantino-s që Italia të zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës. Unë jam italian dhe do të ishte një ëndërr të shihja Azzurri-t (ekipin kombëtar italian) në një turne të organizuar nga SHBA-ja. Me katër tituj, ata kanë prejardhjen për të justifikuar përfshirjen”, tha për FT i dërguari special i SHBA-së, Paolo Zampolli.
Ndërkohë, Irani është plotësisht i përgatitur për pjesëmarrjen e ekipit të tij kombëtar të futbollit në Kupën e Botës FIFA 2026 në Shtetet e Bashkuara, tha të mërkurën zëdhënësja e qeverisë Fatemeh Mohajerani.
Duke folur për transmetuesin shtetëror IRIB, Mohajerani tha se Ministria e Rinisë dhe Sporteve ka siguruar të gjitha masat e nevojshme për pjesëmarrjen efektive të ekipit në turne.
FIFA nuk ka komentuar mbi përpjekjet e raportuara për lobim, por Infantino tha javën e kaluar se ekipi iranian pritet të garojë.
“Ekipi iranian do të vijë, me siguri”, tha ai në një konferencë në Uashington, DC.
Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit refuzuan të komentojnë, sipas raportit.
Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi
Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë
- 10:18 Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
- 10:12 Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi
- 10:03 Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë
- 10:02 Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore
- 09:59 TikTok nën hetim në Britani, shkak dyshimet për sigurinë e fëmijëve në platformë
- 09:48 Pickford harroi shishen e ujit në fushë, reagimi i lojtarëve të Argjentinës pasi gjetën shënimet sekrete për penalltitë (VIDEO)