I dërguari special i SHBA mbërrin në Kiev, në fokus siguria dhe ndihma ushtarake

14 Korrik 2025 | 10:39

I dërguari special i SHBA-së, Keith Kellogg, mbërriti të hënën e kësaj jave në Kiev, ku do të zhvillojë bisedime me zyrtarë të lartë ukrainas mbi çështjet e sigurisë dhe sanksionet kundër Rusisë. Lajmi u konfirmua nga këshilltari kryesor i Presidentit ukrainas, Andriy Yermak.

Vizita e Kellogg vjen pas njoftimit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dërgimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore ‘Patriot’ në Ukrainë.

“Ne e mirëpresim ngrohtësisht të dërguarin special të SHBA-së në Ukrainë. Paqja përmes forcës është parimi i Presidentit Trump dhe ne e mbështesim këtë qasje”, tha Yermak.

Ai shtoi se në qendër të diskutimeve janë mbrojtja, armët, siguria, sanksionet dhe bashkëpunimi mes dy vendeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës

Një nga nismat kryesore të Donald Trumpit në fillim të mandatit të tij të dytë ishte përpjekja për të ndryshuar interpretimin e Amendamentit të 14-të...
22:21 | 02/07/2026

Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)

Një video e kamerës së sigurisë ka kapur momentin kur një dron rus përplaset në çatinë e një pishine të mbyllur në Zaporizhia të enjten pasdite, ndërsa disa persona po notonin....
22:17 | 02/07/2026

Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas

Një sulm i madh rus gjatë natës së 2 korrikut ka goditur Kievin dhe zonat përreth, duke shkatërruar plotësisht një depo humanitare të Kryqit të...
22:09 | 02/07/2026