I dyshuar për trafik droge, sekuestrohen pasuritë e një shtetasi në Gjirokastër

26 Qershor 2025 | 16:03

Prokuroria Gjirokastër ka sekuestruar pasuritë e shtetasit K.B., i dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër sekuestroi pasuritë e shtetasit K.B. dhe familjarëve të tij, i dyshuar për pjesëmarrje në veprimtarinë e trafikimit të lëndëve narkotike. Konkretisht:

Pasuria e llojit “Apartament” me sipërfaqe 42.5m2, në qytetin e Gjirokastrës;

Pasuria e llojit “Apartament” me sipërfaqe 52.05 m2 , në qytetin e Gjirokastrës;

Pasuria e llojit “Sipërfaqe ndërtimore” 22.4m2;

Pasuria e llojit “objekt dykatësh dhe papafingo” me sipërfaqe 393.3 m2, dhe sipërfaqe ndërtimore 131.1m2;

Pasuria e llojit “Godinë” nga të cilat 235 m2 ndërtesë në Valare, Gjirokastër;

Pasuria e llojit “Njësi apartament” me sipërfaqe 38.6m2, në qytetin e Gjirokastrës;

Pasuria e llojit “Truall + ndërtesë” me sipërfaqe trualli 1216 m2 dhe ndërtesë 276 m2 në qytetin e Gjirokastrës;

Pasuria e llojit “Ndërtesë” me sipërfaqe 30 m2;

Automjet i markës “AUDI” modeli 4BAACK;

Automjet i markës “MERCEDES BENZ”;

Automjet i markës “MERCEDES BENZ” viti 2003;

Automjet i markës “MERCEDES BENZ” modeli E220 CDI;

Automjet i markës “MERCEDES BENZ” i vitit 2010;

Automjet i markës “MERCEDES BENZ” modeli 203;

Automjet i markës “HONDA CIVIC”;

Automjet i markës “MITSUBISHI” i vitit 2011; dhe

Automjet i markës “AUDI Q7” i vitit 2012.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

Një detaji i ri nga protesta është se të martën protestuesit kanë njoftuar se do të zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit. Protesta do të...
22:11 | 29/06/2026

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të hënë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas disa orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e...
21:58 | 29/06/2026

Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)

Pas hyrjes në ambientet e Politeknikut, një grup protestuesish kanë arritur të marrin banderolën e cila u hoq në murin kryesor të Universitetit. Ata u...
21:15 | 29/06/2026