I hapet rruga qeverisë në Gjermani, SPD miraton marrëveshjen e koalicionit
Partia Social-Demokrate e Gjermanisë (SPD) ka miratuar me shumicë dërrmuese marrëveshjen për formimin e një koalicioni qeverisës me aleancën konservatore CDU/CSU. Sipas rezultateve zyrtare, 84.6 për qind e anëtarëve të SPD-së votuan në favor të bashkëqeverisjes me kristiandemokratët, duke i hapur rrugën formimit të kabinetit të ri qeveritar.
Kryetari i SPD-së, Lars Klingbeil, është konfirmuar nga presidiumi i partisë si zëvendëskancelar dhe ministër i Financave në qeverinë e re. Vendimi u mor njëzëri dhe e vendos Klingbeil në një rol kyç në drejtimin e përfaqësimit social-demokrat në kabinet.
SPD-ja, ndonëse pësoi humbje të ndjeshme në zgjedhjet e fundit federale, do të përfaqësohet me shtatë ministra në qeverinë e re. Lista përfundimtare e emrave të propozuar nga kjo parti do të bëhet publike deri të hënën.
Kjo marrëveshje e re e koalicionit i hap rrugën formimit të qeverisë së përbashkët CDU/CSU–SPD nën udhëheqjen e kancelarit të ardhshëm Friedrich Merz. Zgjedhja e Merz-it dhe betimi i kabinetit në Bundestag janë planifikuar për të martën e ardhshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Anëtari i CDU-së: Ministri i ri i Jashtëm gjerman mbështetës i madh SPAK-ut
- Merz njofton për marrëveshjen për Qeverinë, synon të bëhet kancelar në maj
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë