I jepet lamtumira policit dhe të birit në Greqi, historia e trishtë e një familjeje
Është shoqëruar për në banesën e fundit polici grek 54-vjeçar, Vangelis Bournazis, dhe djali i tij 15-vjeçar, të cilët humbën jetën në aksidentin e trenave në Larisa.

54-vjeçari ishte larguar nga Policia rreth një vit më parë. Ai donte të pushonte dhe t’i përkushtohej rritjes së djalit të tij të mitur.
Bournazis po kthehej së bashku me të birin në Selanik, pas një udhëtimi në Athinë, ku takoi djalin e madh dhe mbesën e vogël.
Tre fëmijët e tij ishin e gjithë pasuria që kishte. Dy vite më parë ish-polici humbi gruan nga kanceri dhe iu përkushtua totalisht familjes së tij dhe rritjes së fëmijëve.
Mediat greke shkruajnë se njerëzit që e njihnin e cilësonin 54-vjeçarin si një polic shembullor dhe një familjar të denjë.
“Kolegët e përshkruajnë me fjalët më të ngrohta, për luftën që ai bëri për të shpëtuar gruan e tij. Ata e admirojnë se sa krenar ishte për fëmijët dhe me sa dashuri i rriti ata”, shkruan Protothema.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë