“I ka duart e lidhura”, Daci: Rama nuk e pengon dot SPAK, ndaj e pastroi qeverinë
Politologu Alban Daci tha në një intervistë për Euronews Albania se kryeministri Edi Rama nuk mund t’i mbrojë më të vetët pas reformës në drejtësi, që është bërë me ‘kërcënim’ të SHBA kur duhet të kalonte në Parlament.
Sipas tij, Rama është një hap përpara SPAK, në sensin që po kërkon të largojë të gjithë bashkëpunëtorët që mund të jenë objekt i hetimit të prokurorisë së posaçme pasi nuk mund të ndikojë mbi të.
“Fakti që Rama është një hap përpara SPAK do të thotë që nuk ka asnjë influencë ndaj SPAK dhe kërkon të largojë bashkëpunëtorët e tij që kanë probleme, para se të bëhen objekt të SPAK. Kjo tregon se Rama nuk mund ta kontrollojë më SPAK. Ndryshimet e qeverisë duke sjellë persona teknikë, janë për faktin se nuk kanë peshë penale në të kaluarën”, tha Daci.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 09:36 Kepi i Gjelbër shkruan historinë në Kupën e Botës, kualifikohet bashkë me Spanjën në fazën me eliminim direkt
- 09:06 Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së
- 08:59 Belgjika shkatërron Zelandën e Re, siguron kreun e Grupit G me “manita”
- 08:45 Krimea e pushtuar nga Rusia shpall ‘gjendje të jashtëzakonshme’ ndërsa forcat e Zelensky-t shtojnë sulmet
- 08:32 Djalli që e njeh, kush është gjermani që këshillon presidentin e Serbisë?
- 08:19 Meloni dhe Trump, një grindje shumë publike që po rezulton shumë e vështirë për t’u rregulluar