A do ta spastrojë SPAK politikën? Kika sjell shembullin e rastit rumun
Gazetari Mentor Kikia tha në një intervistë për Euronews Albania lëvizjet dhe balancat politike nuk duhet të vendosë nëse do t’i prishë apo do t’i ndreqë drejtësia.
Sipas tij, drejtësia duhet të funksionojë si gardiane e ligjit dhe kush abuzon me financat publike duhet të shkojë të përgjigjet para drejtësisë.
“Në kushtet kur ne kemi dështuar që demokracinë reale ta vendosim me votë, në kushtet kur ne kemi të pamundur të zëvendësojmë qeveritë e korruptuara përmes votës, dëshpërimisht kemi hedhur sytë, fillimisht nga ndërkombëtarët. Në fakt ata nuk ndërhynë. Tani ne shpresojmë që tani të jetë SPAK-u ai që do të bëjë një listë dhe do të mbledhë ca njerëz, t’i çojë në burg dhe atëherë ne do të themi që shpëtuam nga kjo kastë e vjetër.
Në fakt diçka e tillë është eksperimentuar në Rumani ku strukturat e drejtësisë së re, të ngritura me të njëjtën metodologji siç u ngritën në reformën në drejtësi në Shqipëri, fillimisht vendosën të bëjnë një spastrim politik duke hartuar një listë me njerëzit që duhet të arrestoheshin dhe më pas të gjenin provat. Nuk funksionoi dhe nuk besoj që do të funksionojë as këtu,” – u shpreh Kikia.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës kritike, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer