“I ke ditët e numëruara”, Berisha-Ulsi Manjës: Krimi elektoral do të ndjekë pas
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka postuar këtë të hënë një video-live në Facebookun e tij ku i drejtohet ministrit Ulsi Manja që të largojë gardën, pasi nuk e ka vendin aty.
Ai e akuzon ministrin Manja se po bëhet si roja i kryeministrit Rama, e gjithashtu e akuzon për krimet elektorale, që sipas Berishës, Manja është bashkëfajtor.
“Ulusi bëj sa të duash bodyguardin e Edi Ramës, por krimi elektoral nuk parashkruhet, do të ndjekë ty të gjithë jetën tënde, ndaj dhe je i djegur. Ulusi as për bodyguard nuk bën. Dil më mirë, e lër këta aty, se e bëjnë punën më mirë se ty. Edi Rama në Facebookun tim. Je i pashpresë, po e ndjek seancën nga ana tjetë”,-dëgjohet të thotë në videon live ish-kryeministri Berisha.
Ish-kryeministri vazhdoi me akuzat ndaj qeverisë:
“Ju i shihni, ja aty keni Ermonelën. Katër familjarë të saj ka futur palë në palë në Prokurorinë e Tiranës.
Këta gardistë që shihni para meje në këmbë, nja 5 prej tyre kanë Fakultetin Juridik, por as nuk ëndërrojnë kurrë të futen në prokurori apo në gjykatë, ku të lenë Felajt, felë për të tjerët. I marrin të gjitha për vete. Thoni ju po deshët? Edhe ju keni zgjedhës, më mirë t’i thoni asaj të mos çojë 4 familjarë.
Dhe çfarë familjarësh! Kur burrin e saj e morën peng në Urën Vajgurore, se u premtoi banditëve lirimin nga bashkëshortja, ishte prokurore, shkoi kjo dhe e çliroi.
E di vetë ajo sa pagoi për të liruar burrin. Burri i saj është prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Apo jo Pandeli? Folu shqiptarëve Pandeli. Ja ku erdhi edhe Ulsiu që i ka ditët e numëruara në ministri. Ja ku erdhi badigardi i Edi Ramës. Ik më mirë para se të heqë ai.
Taulant Bego Yaris nuk ka ardhur akoma se po merret me biografinë e oficerëve të policisë, ndërkohë që kur në Encrochat, del njeriu më i lidhur me të gjitha bandat. Ndërkohë që ka përdorur pasaportën diplomatike për të kaluar 54 herë ngarkesa droge me Edmond Begon, ish-zëvendësin e Aldo Bares, i dënuar me 15 vite burg në Itali.
Ku është ai Ulsi? Ku e ke Taulantin? Se bëni luftë për postin e njëri-tjetrit. Se edhe ti atje do shkosh. Prit Fatmirin se do vijë në post tëndin ose më lart. Bëj ç’të duash Ulsi, ke marrë fund”,-tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 11:24 Shefi i përkohshëm i inteligjencës amerikane shkarkon dhjetëra anëtarë të stafit
- 11:20 Skandalet e korrupsionit që përfshijnë qeverinë dhe familjen e tij, Sanchez dëshmon në Kongres
- 11:10 Ben-Gvir sfidon SHBA-në: Izraeli do të veprojë i vetëm kundër Iranit nëse është e nevojshme
- 11:04 Pakistani: Bisedimet në nivel teknik midis SHBA-së dhe Iranit do të rifillojnë javën e ardhshme
- 11:03 Pas dorëheqjes nga detyra, Starmer takohet me Burnham për tranzicionin e pushtetit. Takim i ftohtë mes palëve
- 10:49 Britania, Franca dhe Gjermania shprehin alarmin për aktivitetet kineze në lindje të Tajvanit