I kërkuar ndërkombëtarisht, arrestohet 30-vjeçari me qëllim ekstradimin në Finlandë
Policia e Tiranës ka arrestuar në Laprakë një shtetas finlandez, me qëllim ekstradimin e tij në Finlandë, i akuzuar për vepra penale kundër jetës dhe pronës.
Në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, është arrestuar shtetasi finlandez L. E., 30 vjeç.
Sipas raportimeve, 30-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Zyra e Prokurorit në Finlandën Perëndimore i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Hyrje në banesë private”, “Vjedhje me dhunë”, “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie” mbetur në tentativë dhe “Heqje e paligjshme e lirisë”, të parashikuara nga legjislacioni penal finlandez.
Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet finlandeze, vijon punën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të shtetasit L. E.
LEXONI GJITHASHTU:
Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s
Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s