I kërkuar nga GJKKO për mashtrim në call center, ekstradohet 35-vjeçari nga Gjermania (EMRI)
Është ekstraduar këtë të premte nga Gjermania një 35-vjeçar, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga GJKKO pasi nëpërmjet call center-it ka mashtruar disa qytetar dhe u ka shkaktuar rreth 187 mijë euro dëme ekonomike.
Në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, është ekstraduar shtetasi Eltion Logu, 35 vjeç, i lindur në Tropojë.
“Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Wiesbaden, në vijim të operacionit të koduar ‘The Wanted’, u finalizua procedura për ekstradimin nga Gjermania në Shqipëri të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. L., 35 vjeç, i lindur në Tropojë.
Pjesëtar i një grupi kriminal që nëpërmjet mashtrimit në call center, iu shkaktoi qytetarëve, rreth 187 000 euro dëm, ekstradohet nga Gjermania, 35-vjeçari.
Në muajin korrik 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë ‘arrest në burg’, për veprën penale ‘mashtrimi kompjuterik’, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në dëm të disa shtetasve.
Nga hetimet dyshohet se shtetasi E. L. dhe shtetas të tjerë, të organizuar si grup, nëpërmjet një call center-i të zbuluar në vitin 2024, kanë kryer 17 raste/tentativa të mashtrimit kompjuterik”, thuhet në njoftimin e policisë.
Meteorologia paralajmëron rikthimin e vapës ekstreme: Ja dita kur temperaturat do të arrijnë 42°C
Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 10:04 Arrestohen në Zubin Potok dy serbë të dyshuar për krime lufte kundër civilëve shqiptarë
- 09:47 Tërmeti me magnitudë 7.1 ballë godet ishullin Kyushu në Japoni, lëshohet paralajmërim për cunami
- 09:36 Meteorologia paralajmëron rikthimin e vapës ekstreme: Ja dita kur temperaturat do të arrijnë 42°C
- 09:32 SHBA rishikon praninë ushtarake në Evropë, Trump kërkon më shumë përgjegjësi nga NATO
- 09:27 Publikohen audiot konfidenciale, Joe Biden dëgjohet duke pranuar mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara
- 09:09 Koreja e Jugut propozon ligj të posaçëm: Jo armë bërthamore, por nëndetëse me energji atomike