I mbijetuari i luftës zbulon pas 27 vitesh plumbin në trup: Metali që mposhta për të shijuar lirinë e Kosovës
Gramoz Berisha, 27 vite pasi i mbijetoi plagëve të marra gjatë luftës në Kosovë ka zbuluar se kishte në trup ende një plumb. Gjatë luftës Berisha humbi 49 anëtarë të familjes dhe për pak sa nuk humbi jetën nga plagët e marra.
Familja e tij u kap dhe u hodh në një kamion bashkë me trupat e pajetë. Gramoz Berisha, nëna e tij Vjollca dhe Shyhretja ishin të vetmit që arritën të hidheshin nga kamioni. Të tjerët, përfshirë motrën Dafina, vëllanë Driloni dhe babain Sedat, nuk ia dolën.
“Në kamion kishte edhe të gjallë. Kishte thirrje për ndihmë. Por nuk kërcyen. Shkuan. Mbijetuam vetëm ne të tre”, rrëfen ai.
I plagosur në krahun e majtë, Gramozit kjo plagë i shpëtoi jetën. Ai arriti të shtirej si i vdekur kur u kapën dhe u hodhën në kamion. Për vite me radhë ai u trajtua për plagën, ndërsa mjekët i kishin thënë se plumbi kishte rrëshqitur dhe nuk ndodhej më në trupin e tij.
Por para tre muajsh në Shtutgart, ai ndjeu një dhimbje të fortë. Pas analizave, mjekët konstatuan diçka në krahun e djathtë. Mjekët zbuluan se në krah ndodhej plumbi i marrë 27 vjet më parë.
Sipas tyre, plumbi kishte depërtuar nga krahu i majtë në të djathtin, pa prekur asnjë organ vital, duke qëndruar i fshehur në trupin e tij për më shumë se dy dekada. Për Berishën, ky zbulim ka një domethënie më të thellë.
“Gjatë gjithë kësaj kohe paskam mbajtur me vete metalin që e mposhta që sot ta shijoj lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, shtoi ai.
Rrëfimi i tij vjen në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës duke shpalosur sërish një histori të mbijetesës nga lufta në Kosovë ndërsa ish-krerët e UÇK-së po përballen me kërkesa për dënim me nga 45 vite burg për secilin dhe Kosova feston 18 vite Pavarësi.
Incidentet në festimet për “Vidovdan”, reagon policia e Kosovës: 37 të shoqëruar për thirrje provokuese
Aksident i trefishtë në aksin Gjakovë-Prizren, plagosen 7 persona. Policia jep detaje
Arrestimi i serbëve në Gazimestan, reagon Lista Serbe: Dëshmi e represionit të regjimit në Prishtinë
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)
- 21:17 Humb jetën një person në Himarë, dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit