I morën me dhunë celularin 31-vjeçarit në Elbasan, një i arrestuar dhe një në kërkim

21 Qershor 2025 | 12:34

Policia e Elbasanit ka arrestuar një shtetas dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, pasi dyshohet se në orët e para të mëngjesit të datës 19 qershor 2025, në lagjen “5 Maj”, i kanë marrë me dhunë celularin një 31-vjeçari.

Policia thotë se gjatë operacionit të koduar “Night” u bë i mundur identifikimi i personave të dyshuar ndërsa efektivët arrestuan njërin prej tyre.

Në pranga ra 32-vjeçari K. B., ndërkohë që 38-vjeçari K. T., është shpallur në kërkim.

Të dy do të përballen me akuzën për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim ndërsa sipas policisë kanë dhe precedent të mëparshëm penal për të njetën vepër.

Njoftimi i policisë

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas kallëzimit të një 31-vjeçari se në lagjen “5 Maj”, dy shtetas i kishin marrë me dhunë aparatin celular, kanë organizuar punën për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan u bë i mundur identifikimi i dy autorëve të rastit.

Në vijim të veprimeve operacionale u bë lokalizimi, kapja dhe  arrestimi  i shtetasit K. B., 32 vjeç, banues në Elbasan; si dhe shpallja në kërkim e autorit tjetër shtetasit K. T., 38 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Këta dy shtetas, gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 19.06.2025, në lagjen “5 Maj” dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë me dhunë celularin një 31-vjeçari. Të dy autorët e dyshuar kanë precedent penal për vjedhje.

Vijon puna për kapjen e 38-vjeçarit ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026