I morën me dhunë varësen e floririt një të mituri, arrestohen 2 të rinjtë në Kamëz

13 Shtator 2023 | 11:18

Dy 21-vjeçar janë arrestuar ditën e sotme pasi i vodhën me dhunë varësen e floririt një të mituri.

Blutë bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit E. M., 21 vjeç dhe R. Sh., 21 vjeç, të dy banues në Kamëz.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, në Bathore, kanë futur në automjetin e tyre, një shtetas të mitur, pa dëshirën e tij, dhe i kanë marrë me dhunë varësen e floririt që mbante në qafë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan varësja e floririt, një aparat celular dhe automjeti i përdorur nga 2 autorët e dyshuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)

Një kamion është rrëzuar paraditen e sotme në zonën e Drogostunjës, në Librazhd, duke shkaktuar bllokimin e plotë të qarkullimit rrugor. Sipas informacioneve nga vendngjarja,...
19:47 | 24/06/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë po zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e...
18:48 | 24/06/2026

ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton

Shqipëria gjendet në periferi të valës së të nxehtit që ka goditur Europën, por sërish temperaturat maksimale dhe minimale janë të larta për muajin në...
18:02 | 24/06/2026