I mori aparatin e lojës, 11-vjeçari në SHBA vret babanë e tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Duncannon Borough, Pensilvani, ku një djalë 11-vjeçar dyshohet se ka qëlluar për vdekje babanë e tij, Douglas Dietz, 42 vjeç, pas një mosmarrëveshjeje mbi lojën Nintendo Switch.
Policia u njoftua rreth orës 3:20 të mëngjesit pas një raportimi për një “mashkull të papërgjegjshëm”. Kur mbërritën, oficerët gjetën Douglas Dietz, 42 vjeç, të vdekur në shtrat nga një plagë arme zjarri në kokë. Viktima gjendej në dhomën e gjumit që ndante me gruan e tij, e cila, sipas dokumenteve të gjykatës, lidhej me dhomën e djalit përmes një dollapi.
Pas hetimeve, autoritetet identifikuan djalin si të dyshuarin. Ai i tha policisë se kishte hyrë në dhomën e gjumit për të kërkuar Nintendo Switch-in e tij, që i ishte marrë më parë, dhe aty gjeti armën në kasafortën e prindërve. Sipas deklaratës me betim, djali e nxori armën, futi plumbat dhe e qëlloi babanë ndërsa ai ishte në shtrat.
Kur u pyet për motivin, djali tha se ishte “i çmendur” dhe nuk kishte menduar për pasojat. Ai gjithashtu pranoi se kishte menduar të qëllonte dikë, duke identifikuar babanë e tij si objektivin.
Policia raportoi se ishte ditëlindja e fëmijës dhe se ai fillimisht kishte hyrë në dhomë duke bërtitur: “Babi ka vdekur.” Gjithashtu u dëgjua ti thoshte nënës së tij: “Unë e vrava babin.”
Dokumentet e gjykatës tregojnë gjithashtu se djali gjeti çelësin e kasafortës së armëve dhe e hapi duke kërkuar lojën e tij. Fëmija nuk u lirua me kusht dhe një seancë dëgjimore është planifikuar për 22 janar.

Mojtaba Khamenei dënon sulmet e SHBA-së ndaj Iranit, shpall të pavlefshme firmën e Trumpit
Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar, shkak kërcënimi nga dronët
I nxehti rrit rrezikun për depresion, 1 në 6 persona përballet me probleme të shëndetit mendor
- 19:25 “Urrejtje patologjike ndaj Kosovës”, Andoni: Ministrja serbe pati kurajë dhe e tha, Daçiç e thelloi
- 19:09 Mojtaba Khamenei dënon sulmet e SHBA-së ndaj Iranit, shpall të pavlefshme firmën e Trumpit
- 19:01 Raporti i FIFA-s: Mbi 7 milionë postime abuzive ndaj lojtarëve dhe stafit të ekipeve gjatë Kupës së Botës
- 18:47 “Ministrja serbe nuk bëri gafë politike”, Ramabaja: Shqetësuese është reagimi i Shqipërisë
- 18:16 Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar, shkak kërcënimi nga dronët
- 18:01 Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve