I ndryshoi drejtuesit politikë në Asamble, Rama i thërret nesër në takim

21 Mars 2026 | 19:03

Kryeministri Edi Rama nuk humbet kohë, pasi ndryshoi drejtuesit politik në qarqe i thërret nesër ata në takim.

Burime bëjnë me dije për Euroneës Albania se mbledhja e kryesocialistit me 12 drejtuesit politikë do të zhvillohet në orën 10:00, në selinë e PS.

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e Asamblesë së PS të shtunën bëri disa ndryshime të drejtuesve politikë të qarqeve. Kështu, Taulant Balla është vendosur drejtues qarku në Tiranë.

Erion Malaj u vendos drejtues qarku në Kukës. Ulsi Manja nga qarku Lezhë është zhvendosur drejtues politik në Dibër.

Enea Karakaçi vendoset drejtues qarku në Shkodër. Kurse Blendi Klosi nga drejtues politik në Dibër do të vendoset drejtues qarku në Durrës. Ermal Nufi vendoset drejtues qarku në Lezhë.

Arbjan Mazniku mbetet drejtues politik në Elbasan ashtu si Belinda Balluku në qarkun e Fierit. Ndryshime në qarkun Korçë nuk ka pasi
Niko Peleshi mbetet drejtues politik.

Mirela Kumbaro, Ervin Demo dhe Bledi Çuçi gjithashtu mbetën drejtues politik të Gjirokastrës, Beratit dhe Vlorës ashtu siç ishin emëruar më parë. Rama largoi 4 emra: Benet Becin, Emirjana Sakon, Elisa Spiropalin dhe Eduart Shalsin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“U miratua marrëveshja me Slloveninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Lajmin e ka konfirmuar për Euronews Albania, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj. Gazetari i...
12:52 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026