I nxorën nga makina dhe i qëlluan, kush janë shqiptarët që u dhunuan në Malin e Zi
Euronews Albania ka siguruar emrat e tre të rinjve shqiptarë të cilët raportohet se u dhunuan barbarisht nga persona të paidentifikuar në territorin e Malit të Zi.
Ata janë shtetasit Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaci, të cilët ishin nisur për Gjermani. Pasi kanë zbritur nga trageti në Kotor, janë dhunuar nga 8 persona të veshur me veshje ushtarake.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 të kësaj të shtune. Sipas informacioneve paraprake të rinjtë shqiptarë janë goditur me shkelma dhe grushte pa asnjë arsye.
Njëri prej tyre ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe për momentin po merr ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit në Mal të Zi.
Shqiptarët nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë me personat që i kane nxjerrë me forcë nga makina dhe dhunuar, prandaj nuk dihet nacionaliteti i tyre.
Të afërmit e tyre kanë kërkuar ndihmë nga policia shqiptare.
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Mal të Zi, Ministria e Brendshme ka njoftuar se ka ministri Balla ka marrë kontakt me ministra të Qeverise së Malit te Zi dhe ka kërkuar informacion lidhur me këtë ngjarje të ndodhur Herceg Novi.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit